Për përjashtimin nga ndalimi të marrëveshjes së lidhur midis shoqërive të sigurimit për kartonin jeshil

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.499, datë 15.02.2018 “Për përjashtimin nga ndalimi të marrëveshjes së lidhur midis shoqërive të sigurimit për kartonin jeshil”, vendosi të përjashtojë nga ndalimi marrëveshjen e bashkëpunimit mes ndërmarrjeve të sigurimit lidhur me shitjen dhe administrimin e kartonit jeshil. Përjashtimi është dhënë me kushte dhe detyrime

Për miratimin e Raportit Vjetor mbi veprimtarinë e Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2017 dhe prioritetet kryesore për vitin 2018

Komisioni i Konkurrencës, në datë 15.02.2018, miratoi vendimin nr.498 “Për miratimin e Raportit Vjetor mbi veprimtarinë e Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2017 dhe prioritetet kryesore për vitin 2018”, pas shqyrtimit të materialit të paraqitur nga Sekretari i Përgjithshëm. Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në link-un më poshtë.

Për hapjen e hetimit paraprak në tregun e shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve në Republikën e Shqipërisë

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.497, datë 08.02.2018 “Për hapjen e hetimit paraprak në tregun e shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve në Republikën e Shqipërisë, pasi sjellja e koncesionarit

Mbi përftimin e kontrollit të plotë të shoqërisë Buse Gaz S.r.l. nga Messer Belgium N.V. në mënyrë të drejtpërdrejte dhe të tërthortë nëpërmjet shoqërisë së kontrolluar tërësisht prej saj Messer Romania S.r.l

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.496, datë 08.02.2018 autorizoi “Përqendrimin e realizuar nëpërmjet përfitimit të kontrollit të shoqërisë Buse Gaz S.r.l. nga Messer Belgium N.V. në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë nëpërmjet shoqërisë së kontrolluar tërësisht prej saj Messer Romania S.r.l.”. Përqendrimi nuk ndodhi në tregun e brendshëm dhe

Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve “Vodafone Albania” SHA dhe “Telekom Albania” SHA për mos përmbushjen e detyrimit të vendosur nga Komisioni i Konkurrencës në Vendimin Nr. 475, datë 21.09.2017

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.495, datë 08.02.2018 “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve “Vodafone Albania” SHA dhe “Telekom Albania” SHA për mos përmbushjen e detyrimit të vendosur nga Komisioni i Konkurrencës në vendimin nr. 475, datë 21.09.2017”, konstatoi mos përmbushjen e detyrimeve të vendosura nga Komisioni i Konkurrencës me vendimin

Mbi autorizimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të plotë të shoqërisë MAK ALBANIA SHPK nga shoqëria KASTRATI SHA

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.494, datë 24.01.2018 autorizoi “Përqendrimin e realizuar nëpërmjet përfitimit të kontrollit të plotë të shoqërisë MAK Albania SHPK nga shoqëria Kastrati SHA”. Përqendrimi ndodhi në tregun e brendshëm dhe treg përkatës në këtë transaksion u konsiderua tregu i hotelerisë. Ky transaksion nuk shfaqi shenja të

Për mbylljen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e shërbimit të mirëmbajtjes së pajisjeve fiskale për tregtimin e karburanteve

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.493, datë 23.01.2018 “Për mbylljen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e shërbimit të mirëmbajtjes së pajisjeve fiskale për tregtimin e karburanteve”, vendosi mbylljen e procedurës hetimore, pasi nuk u vërejtën shenja të kufizimit të konkurrencës, në bazë të nenit 9, të ligjit nr.

Për hapjen e hetimit paraprak në tregun e transportit ajror të udhëtarëve ndaj ndërmarrjes Austrian Airlines

Komisioni i Konkurrencës me vendimin nr. 490, datë 20.12.2017, “Për hapjen e hetimit paraprak në tregun e transportit ajror të udhëtarëve ndaj ndërmarrjes Austrian Airlines”, vendosi: • Hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e transportit ajror të udhëtarëve ndaj ndërmarrjes Austrian Airlines; • Hetimi paraprak të përfshijë periudhën

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.