Mbi autorizimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit nga shoqëria Tyson Foods të disa shoqërive/filiale të BRF në Europë dhe Tailandë

Në datën 01.04.2019, Komisioni i Konkurrencës mori vendimin nr. 606 “Mbi autorizimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit nga shoqëria Tyson Foods të disa shoqërive/filiale të BRF në Europë dhe Tailandë.” Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni në link-un më poshtë.

Mbi përftimin e kontrollit nëpërmjet shitblerjes së 98,83% të aksioneve të TIRANA BANK SHA nga PIRAEUS BANK SA tek BALFIN SHPK dhe KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE

Komisioni I Konkurrencës, nëpërmjet vendimit nr. 580, datë 17.01.2019, vendosi: “Mbi përftimin e kontrollit nëpërmjet shitblerjes së 98,83% të aksioneve të TIRANA BANK SHA nga PIRAEUS BANK SA tek BALFIN SHPK dhe KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE” Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni në link-un më poshtë.

Mbi autorizimin e përqëndrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të Danske Commodities A/S nga Equinor Refining Norway AS

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 570, datë 22.11.2018 “Mbi autorizimin e përqëndrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të Danske Commodities A/S nga Equinor Refining Norway AS”, autorizoi përqëndrimin e realizuar në tregun e tregtimit të energjisë elektrike. Danske Commodities A/S operon në Shqipëri nëpërmjet degës së saj Danske

Autorizimi i përqendrimit të realizuar nëpërmjet shitblerjes të aksioneve prej 88.89% të Societe Generale Albania SHA nga Societe Generale tek OTP Bank Nyrt

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 571, datë 22.11.2018 “Mbi Autorizimin e përqëndrimit të rezlizuar nëpërmjet shitblerjes së aksioneve prej 88.89% të Societe Generale Albania SHA nga Societe Generale tek OTP Bank Nyrt”, autorizoi përqëndrimin e realizuar në tregun e shërbimeve bankare. OTP Bank Nyrt është shoqëri aksionare hungareze. Aktivitetet

Autorizimi i përqëndrimit të realizuar nëpërmjet krijimit të ndërmarrjes së përbashkët “AIR ALBANIA” SHPK nga “Albcontrol” SHA, “MDN Investment” SHPK dhe “Turk Hava Yollari” AO

Komisioni i Konkurrencës, me vendim nr. 549, datë 27.09.2018 “Mbi autorizimin e përqëndrimit të realizuar nëpërmjet krijimit të ndërmarrjes së përbashkët AIR ALBANIA SHPK”, autorizoi përqëndrimin e realizuar në tregun e transportit ajror të udhëtarëve dhe kargos në linja direkte.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content