Autoriteti i Konkurrencës Fton Studentët të Marrin Pjesë në Konkursin e Esesë mbi Ditën Ndërkombëtare të Konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Konkurrencës (5 Dhjetor), me qëllim promovimin e kulturës së konkurrencës në Institucionet e Arsimit të Lartë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konkursin e hapur të esesë “Dita Ndërkombëtare të Konkurrencës: Roli i Autoritetit të Konkurrencës në sigurimin e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, raste praktike nga e drejta e konkurrencës evropiane dhe kombëtare”.

Ky konkurs ka si qëllim të nxisë ndërgjegjësimin dhe angazhimin e studentëve të drejtësisë, ekonomisë, shkencave teknologjike mbi rëndësinë e konkurrencës në treg dhe ndikimin e saj në zhvillimin ekonomik, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Kush mund të marrë pjesë?

Në konkursin e eseve mund të marrin pjesë:

  • studentët shqiptarë të cilët ndjekin studimet në programin bachelor, master ose doktoraturë në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në Shqipëri;
  • studentët shqiptarë të cilët ndjekin studimet në programin bachelor, master ose doktoraturë në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat jashtë vendit; dhe
  • të diplomuar të cilët kanë interes në fushën e konkurrencës.

Temat e Sugjeruara (jo kufizuese)

Ekonomi:

  • Ekonomiksi industrial, strukturat e tregjeve dhe konkurrenca;
  • Marrëveshjet e ndaluara;
  • Abuzimi me pozitën dominuese;
  • Kontrolli i përqendrimeve;
  • Analizat ekonomike dhe ekonometrike gjatë zbatimit të ligjit për konkurrencën;
  • Konkurrenca ndërmarrje të vogla vs kompani të mëdha në tregun vendas;
  • Konkurrenca në sektorë të rregulluar si: telekomunikacion, energji, bankë, transport;
  • Konkurrenca dhe përfitimet për konsumatorin shqiptar;

Drejtësi:

  • Politikat e BE-së për konkurrencën dhe aplikimi i tyre në Shqipëri;
  • Harmonizimi i kuadrit ligjor të konkurrencës me rregulloret e reja të BE;
  • Praktika të GJED dhe Gjykatave në Shqipëri për të drejtën e konkurrencës;
  • Zbatimi i ligjit të konkurrencës në Shqipëri: Sfida midis normës ligjore dhe praktikës administrative;
  • Interpretimi gjyqësor i nocioneve të konkurrencës në Shqipëri: Nga konceptet bazë te sfidat e tregut digjital;

Teknologji Informacioni: Tregu Digjital, Inteligjenca Artificiale dhe Algoritmet

  • Konkurrenca dhe tregu digjital;
  • Sfidat dhe mundësitë që paraqet inteligjenca artificiale për të drejtën e konkurrencës në Shqipëri;
  • Si mund të ndikojnë sistemet IA në strukturën e tregut, sjelljen e ndërmarrjeve dhe mbrojtjen e konkurrencës;
  • Zbatimi i politikave të konkurrencës së BE-së në epokën e inteligjencës artificiale: Perspektiva shqiptare;
  • Konkurrenca ndërmjet ndërmarrjeve të vogla dhe gjigantëve digjitalë: A ka vend për barazi në epokën e algoritmeve;
  • A janë algoritmet të aftë të krijojnë koordinim të çmimeve pa marrëveshje formale? Si mund të përballohet kjo sfidë?

Çmimet

Esetë e përzgjedhura nga Komiteti Shkencor do të publikohen në faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës dhe autoret do të vlerësohen me certifikatë pjesëmarrje.

Ndërsa për tre esetë më të mira në fushën ekonomike, juridike dhe teknologji informacioni, Autoriteti i Konkurrencës do të mundësojë një praktike mësimore (internship) 2 mujore pranë Autoritetit të Konkurrencës.

Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është data 20 nëntor 2025.

Rregullat e Konkursit

  • Eseja duhet të jetë origjinale, me gjatësi 2500-3000 fjalë, pa përfshirë referencat.
  • Gjuha e përdorur: Shqip dhe Anglisht
  • Formati: Font Times New Roman, 12 pt, spacing 1.5
  • Dorëzimi: Elektronikisht në adresën e emailit të Autoritetit të Konkurrencës: competition@caa.gov.al
  • Afati i fundit për dorëzim: [ 20 nëntor 2025]

Vlerësimi i Eseve

Vlerësimi i eseve do të behet nga një juri e përbërë nga përfaqësues të:

  • Autoritetit të Konkurrencës;
  • Lektorë nga universitetet publike dhe jo publike të specializuar në të drejtën dhe politikën e konkurrencës; dhe
  • Ekspertë të fushës ekonomike, juridike dhe teknologji informacioni.

Kriteret e vlerësimit:

  • Qartësia dhe argumentimi;
  • Origjinaliteti dhe kreativiteti;
  • Lidhja me kontekstin shqiptar;
  • Referenca dhe korrektësia akademike.

Ceremonia e Shpalljes së Fituesve

Data: [ Dita Ndërkombëtare e Konkurrencës – 5 dhjetor 2025]

Vendi: Ambientet e Fakultetit të Drejtësisë UT

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.