Autoriteti i Konkurrencës fton qytetarët të ndajnë shqetësimet për tregun e shërbimeve celulare

A jeni përdorues i shërbimeve celulare? Kontributi juaj ka rëndësi!

Autoriteti i Konkurrencës, në ushtrim të kompetencave të tij ligjore, ka hapur një hetim paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, që përfshin ndërmarrjet Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA, për periudhën 1 janar 2022 – 25 korrik 2025.

Ky hetim synon të mbrojë interesat e konsumatorëve shqiptarë, duke garantuar një treg sa më të lirë dhe konkurrent, ku secili përdorues të ketë mundësinë të zgjedhë shërbimin që i përshtatet më shumë, me cilësi dhe me çmime të drejta.

Për këtë arsye, Autoriteti i Konkurrencës fton të gjithë përdoruesit e shërbimeve celulare që dëshirojnë të ndajnë ankesat, problematikat apo shqetësimet e tyre lidhur me këtë treg, t’i adresojnë pranë institucionit tonë.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë, mund të paraqiten pranë Autoritetit të Konkurrencës ose të kontaktojnë në adresën zyrtare të e-mailit: competition@caa.gov.al.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content