Sqarim mbi disa të dhëna të publikuara nga media lidhur me vendimet e fundit të Autoritetit të Konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës vlerëson rolin e medias në informimin e publikut dhe kontribuon gjithmonë me transparencë në çështjet që lidhen me funksionimin e tregjeve dhe mbrojtjen e konkurrencës së ndershme. Në vijim të disa publikimeve të fundit mbi vendimet e Komisionit të Konkurrencës në tregun e grumbullimit të frutave dhe perimeve, dëshirojmë të saktësojmë disa elementë të rëndësishëm të faktit dhe të procedurës.

  1. Objekti i hetimit të thelluar përfunduar më 26.11.2025

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e datës 26.11.2025, miratoi vendimet nr. 1234–1239, me të cilat konstatoi se një grup ndërmarrjesh grumbulluese – Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK – kishin bashkërenduar sjelljen gjatë periudhave të sezonit, duke diktuar çmimet në dëm të fermerëve prodhues dhe duke aplikuar marzh fitimi (mark-up) të lartë, deri në 115%.

Objekt i këtij hetimi, i nxitur kryesisht nga ankimet e fermerëve lokalë, ishte “grumbullimi dhe shitja me shumicë e fruta perimeve” dhe subjekte të këtij hetimi rrjedhimisht ishin ndërmarrjet që ushtronin veprimtari grumbulluese dhe shitëse.

  1. Pse ndërmarrja EKMA Albania SHPK nuk ishte subjekt i këtij hetimi

Ndërmarrja EKMA Albania SHPK nuk ushtron aktivitet grumbullimi të produkteve bujqësore, por operon në tregun e qiradhënies së ambienteve për magazinimin dhe tregtimin e produkteve agro-ushqimore në Tiranë. Për këtë arsye, subjekti nuk bën pjesë në tregun përkatës që ishte objekt i hetimit të përfunduar në nëntor 2025.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Autoritetin e Konkurrencës që, në të shkuarën, të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore ndaj çdo subjekti, përfshirë EKMA Albania SHPK, sa herë që janë konstatuar shkelje në tregun ku ky subjekt operon. Nuk e pengon as për hapjen e një hetmi të ri, në të ardhmen.

  1. Mbi vjelen e gjobës ndaj EKMA Albania SHPK

Në lidhje me pretendimin per ekzekutimin e vetëm një pjese të vogël të gjobës së vendosur ndaj EKMA Albania sh.p.k., për korrektesë dhe transparencë, sqarojmë sa vijon:

– Me Vendimin nr.572, datë 22.11.2018, Komisioni i Konkurrencës vendosi gjobë ndaj EKMA Albania SHPK për abuzim me pozitën dominuese në tregun e qiradhënies së ambienteve për magazinimin dhe tregtimin e produkteve agro-ushqimore në Tiranë.

  • Vlera e gjobës ishte 43,168,617 lekë dhe është ekzekutuar 100% duke kaluar në favor të buxhetit të shtetit.

Ky element është i rëndësishëm për të theksuar se zbatimi i vendimeve të Autoritetit të Konkurrencës është i plotë dhe nuk ka asnjë rast të papërmbyllur nga ana e institucioneve përgjegjëse.

Autoriteti i Konkurrencës mbetet i angazhuar të garantojë konkurrencë të ndershme dhe funksionimin efikas të tregjeve.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content