Prezantimi i Manualeve të Përputhshmërisë së Konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës, në bashkëpunim me UNCTAD dhe Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), çeli sot në Tiranë aktivitetin ndërkombëtar “Competition Compliance – Launching the Competition Compliance Manuals”, një iniciativë e rëndësishme që synon forcimin e kulturës së përputhshmërisë me ligjin e konkurrencës në Shqipëri.

Në hapje të aktivitetit, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë së bizneseve në respektimin e rregullave të konkurrencës, duke nënvizuar se përputhshmëria është një element thelbësor për funksionimin e një tregu të lirë, të ndershëm dhe konkurrues.

Gjithashtu, Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, z. Denar Biba, në fjalën e tij përshëndetëse, vuri në dukje se prezantimi i manualeve të përputhshmërisë përbën një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës, parandalimit të praktikave të padrejta dhe forcimit të integritetit të tregut, duke kontribuar drejtpërdrejt në përgatitjen e Shqipërisë për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Gjatë sesionit të parë u prezantuan për herë të parë Manualet e Përputhshmërisë së Konkurrencës, dokumente praktike të hartuara me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, të cilat synojnë t’i ofrojnë bizneseve udhëzime konkrete për identifikimin, parandalimin dhe menaxhimin e rreziqeve të shkeljeve të mundshme të ligjit të konkurrencës.

Pjesëmarrës nga institucione publike, komuniteti i biznesit, organizatat ndërkombëtare dhe ekspertë të fushës diskutuan mbi rëndësinë e forcimit të përputhshmërisë, përfitimet që sjell për tregun dhe konsumatorët, si dhe përgjegjësitë e reja që u shtohen ndërmarrjeve në kuadër të përafrimit me standardet europiane.

Aktiviteti vijon punimet me sesione të dedikuara për ndërmarrjet, institucionet dhe profesionistët e fushës, si dhe me prezantime nga ekspertë ndërkombëtarë të përputhshmërisë së konkurrencës.

 

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content