NJOFTIM PËR SHTYP

Në kuadër të rritjes së transparencës dhe ndërgjegjësimit të bizneseve mbi detyrimet e tyre ligjore, Autoriteti i Konkurrencës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka realizuar një hap të rëndësishëm drejt lehtësimit të procedurave dhe forcimit të kulturës së konkurrencës në treg.

Falë këtij bashkëpunimi, çdo subjekt që aplikon në Regjistrin Tregtar për transaksione të shitblerjes së kuotave apo për bashkim me përthithje, informohet paraprakisht tashmë në faqen e QKB-së mbi detyrimet dhe sanksionet administrative që burojnë nga ligji nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Çdo biznes tashmë ka mundësinë që paraprakisht, pa kryer regjistrimin në QKB  të verifikojë nëse transaksioni që po kryen është në përputhje me ligjin  nr.9121 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Ky mekanizëm i ri garanton që bizneset të jenë të qarta dhe të vetëdijshme për procedurat e kontrollit të përqendrimeve, duke shmangur pasigurinë dhe duke rritur respektimin e rregullave të tregut.


Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content