Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës zgjat afatin e hetimit paraprak ndaj ndërmarrjeve Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e datës 25 Korrik 2025, vendosi të ndryshojë Vendimin nr. 1156, datë 29.01.2025, që ka të bëjë me hapjen e hetimit paraprak ndaj ndërmarrjeve Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare.

Ky vendim vjen si rezultat i nevojës për një analizë më të plotë të sjelljes së ndërmarrjeve të cilat operojnë në tregun me pakicë të shërbimeve celulare si dhe sigurimi për një vendimarrje objektive nga ana e Komisionit të Konkurrencës.

Për këtë arsye, me Vendimin nr. 1201, datë 25.07.2025, Komisioni vendosi të ndryshohen pikat II dhe III, në VKK nr. 1156, datë 29.01.2025 “Për hapjen e procedurës së hetimit parapak ndaj ndërmarrjeve Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare”, si vijon:

          II.  “Hetimi paraprak të përfshijë periudhën kohore nga 01.01.2022 deri në 25.07.2025”.

       III.   “Raporti i hetimit paraprak duhet të paraqitet në Komisionin e Konkurrencës jo më vonë se data 29 Tetor 2025”.

Për më shumë informacion, ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës: www.caa.gov.al.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content