Autoriteti i Konkurrencës paraqet në Kuvend ecurinë e punës dhe kërkesat për projektbuxhetin 2026

Sot, Autoriteti i Konkurrencës mori pjesë në seancën dëgjimore të organizuar nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, në kuadër të shqyrtimit të projektbuxhetit të vitit 2026. Në emër të institucionit, kryetari i Autoritetit z. Denar Biba paraqiti ecurinë e punës duke theksuar zbatimin e detyrave të përcaktuara nga Rezoluta e Kuvendit për vitin 2023.

Gjatë raportimit u nënvizua se AK ka zhvilluar monitorime dhe hetime në tregjet më të ndjeshme të ekonomisë, ka intensifikuar inspektimet në terren dhe ka rritur numrin e vendimeve në të gjitha tregjet prioritare. U raportua gjithashtu për ecurinë e procedurave të përqendrimeve, progresin në çështjet gjyqësore dhe rritjen e transparencës me publikun.

Në seancë u theksua domosdoshmëria e forcimit të kapaciteteve njerëzore dhe teknike të institucionit,problemet me të cilat ndeshen ditë pas dite punonjësit e AK për shkak të kushteve të vështira të punës etj. Autoriteti kërkoi gjithashtu miratimin e shtesës së vjetërsisë në punë për anëtarët e Komisionit të Konkurrencës, në përputhje me ligjin për institucionet e pavarura, duke theksuar se vendimmarrësit e AK mbajnë përgjegjësi të lartë ligjore dhe teknike dhe duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë me institucionet analoge.

Në përfundim, Autoriteti i Konkurrencës ritheksoi se miratimi i kërkesave buxhetore për vitin 2026 do t’i mundësojë institucionit të përmbushë në mënyrë të plotë detyrimet ligjore dhe prioritetet e përcaktuara nga Kuvendi i Shqipërisë, duke garantuar një treg të hapur, konkurrues dhe në shërbim të konsumatorëve.

 

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content