Autoriteti i Konkurrencës nis analizën e të dhënave për çmimet e produkteve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës informon publikun se është në përfundim të procesit të mbledhjes së të dhënave lidhur me çmimet e produkteve të shportës për periudhën tetor – nëntor – dhjetor, duke përfshirë të gjithë hallkat e zinxhirit të furnizimit dhe tregtimit. Në vijim, Autoriteti do të realizojë një analizë të detajuar krahasuese të ecurisë së çmimeve për secilin produkt, me qëllim identifikimin e çdo rritjeje të mundshme të pajustifikuar, që mund të vijë si pasojë e sjelljeve jo konkurruese apo e koordinimit të paligjshëm ndërmjet operatorëve ekonomikë. Procesi i analizës do të fokusohet në: krahasimin e çmimeve ndërmjet periudhave të ndryshme kohore; vlerësimin e strukturës së kostove dhe marzheve të fitimit; evidentimin e çdo sjelljeje që mund të cenojë konkurrencën e ndershme në treg. Në rast se nga analiza statistikore dhe ekonomike do të konstatohet ekzistenca e rritjeve të pajustifikuara apo e praktikave të ndaluara nga legjislacioni në fuqi, Autoriteti i Konkurrencës do të ndërmarrë pa hezitim veprimet përkatëse ligjore, përfshirë hapjen e procedurave hetimore ndaj subjekteve përgjegjëse. Autoriteti mbetet i angazhuar për të garantuar funksionimin e drejtë të tregut, mbrojtjen e konkurrencës dhe interesit të konsumatorëve, duke ushtruar me përgjegjësi të plotë kompetencat e tij ligjore.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content