Press Release

Më datë 13.04.2022,Autoriteti i Konkurrencës zhvilloi përpara Komisionit për Ekonomisë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë seancën dëgjimore mbi raportimin vjetor të veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2021. Në këtë dëgjesë, Autoriteti i Konkurrencës u përfaqësua nga: z. Denar Biba, Kryetar, znj. Leida Matja, zëvendëskryetare dhe dy anëtaret: znj. Rezana Konomi Perolla dhe znj. Adriana Berberi.
Në fjalën e tij Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Z. Biba u ndal në hapat e ndërmarra nga institucioni për sigurimin e një konkurrence të lirë dhe efektive në treg, në zbatim të ligjit nr. 9121, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar”, por dhe plotësimin e rekomandimeve të lëna në Rezolutën e Kuvendit për vlerësimin e veprimtarisë së AK për vitin 2020.
Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, z. Biba informoi Komisionin për Ekonominë dhe Financat se përgjatë vitit 2021 janë marrë 94 vendime të formave të ndryshme si: autorizime, rekomandime, masa të përkohshme, gjoba, gjithashtu janë kryer 12 monitorime në: tregun e telefonisë celulare, prokurimet publike, sigurimeve, produktet paramjekësore, grurit dhe miellit, naftës bruto, vajit vegjetal, menaxhimit të faciliteteve të parkimit të “Tirana International Airport”, arsimit të lartë, FSHF dhe tregut digjital. 10 prej këtyre monitorimeve kanë kaluar në procedura: hetime për marrëveshje të ndaluara në tregun e shërbimeve bankare, në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumicë të vaji vegjetal; në tregun e shitjes me shumicë dhe pakicë të produktet paramjekësore, në tregun e barnave dhe pajisjeve mjekësore, në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe imputeve bujqësore, menaxhimit të faciliteteve të parkimit të “Tirana International Airport”, tregu i prokurimeve, GLN, subjektet financiare jo banka, si dhe një hetim i përgjithshëm në tregun e shërbimit spitalor.
Kryetari i Autoriteti të Konkurrencës paraqiti prioritetet e Institucionit për vitin 2022 dhe siguroi deputetët e nderuar të Kuvendit të Shqipërisë si dhe qytetarët Shqiptarë, se Autoriteti i Konkurrencës ka vëmendje maksimale ndaj situates ku ndodhet vendi për shkak të krizës të sjellë nga lufta në Ukrahinë, dhe nuk do të tolerojë në asnjë rast, fiksimin e çmimeve të padrejta, kufizimin e tregjeve apo investimeve, ndarjen e burimeve ekonomike me marrëveshje të paligjshme etj.., nga ana e operatorëve ekonomikë në treg.
Në përfundim të raportimit Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, z. Shalsi shprehu mbështetjen maksimale për punën e bërë nga Komisioni i Konkurrencës duke ritheksuar edhe një herë se konkurrenca nuk ka të bëjë me numrin e kompanive që operojnë në treg, por procesin nëpërmjet të cilit forcat e tregut operojnë lirisht për të siguruar që burimet e shoqerisë, të përdoren në mënyrë eficente që të maksimizojë mirëqënien ekonomike.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.