Programi i Transparencës

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Autoritetin e Konkurrencës (në vijim AK).

Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së AK-së në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (në vijim LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës AK ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AK do të përditësojë herë pas here programin e transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës AK-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare caa.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Autoritetit të Konkurrencës është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë, në format lehtësisht të kuptueshëm. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program. 


PARIME TË PËRGJITHSHME



Parimet kryesore në të cilat mbështetet programi i transparencës i AK-së janë:

1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshëm nga të gjithë pa asnjë përjashtim;

2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AK-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi;

3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AK-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës “ ( i ndryshuar);

4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme;

5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale;

6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij;

7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:


i plotë;
i saktë;
i përditësuar;
i thjeshtë në konsultim;
i kuptueshëm;
lehtësisht i aksesueshëm;
i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik. 



INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË


Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AK vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit caa.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:


  • Strukturën organizative të autoritetit publik;
  • Tekstet e plota, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;at që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit.
  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AK-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • AK-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë.

Informacioni i publikuar sipas skemës të mëposhtme, përditësohet sa herë ai ndryshon.




Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë

Baza ligjore

 Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Sektori Përgjegjës për Përgatitjen e Materialit  apo disponimin e tij

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik 

Të dhënat për arsimimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë

Përshkrim i procedurës së zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve

Neni 7/1/a/d

Pas botimit në fletoren zyrtare

Përditësohet pas çdo akt emërimi

Në faqen zyrtare në menunë:

Rreth nesh

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Akte ndërkombëtare

Ligje

Akte nënligjore

Dokumente politikash

Dokumente të tjerë

Neni 7/1/b

Pas botimit në fletoren zyrtare

Pas miratimit nga Komisioni i Konkurrencës

Pas miratimit  nga 
Komisioni i Konkurrencës 

Menjëherë pas dorëzimit në Kuvendin e Shqipërisë

Në faqen zyrtare në menutë:

Kuadri Ligjor

Publikime

AK

Institucione të tjerë

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, 
adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim

Neni 7/1/c/g

Format kërkese

Format ankese
 

Adresa postare:

Autoriteti i Konkurrences
Rruga “Sami Frasheri” nr IV, kati 4; Tiranë

Orari:

E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30
E Premte 08:00 - 14:00

Adresë e-mail:

competition@caa.gov.al

Pas miratimit të programit të transparencës

Menjëherë në rast ndryshimesh

Në faqen zyrtare në menutë:

Programi i Transparencës

Kontakt

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe 
kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit 

Neni7/1/ç

Lista e koordinatorëve

Adresa postare:

Autoriteti i Konkurrences
Rruga “Sami Frasheri” nr IV, kati 4; Tiranë

Orari:

E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30
E Premte 08:00 - 14:00

Adresë e-mail:

competition@caa.gov.al

Koordinator për të drejtën e informimit:

Daniela Laze

Adresa postare:

Autoriteti i Konkurrences
Rruga “Sami Frasheri” nr IV, kati 4; Tiranë

Orari:

E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30
E Premte 08:00 - 14:00

Adresë e-mail:

daniela.laze@caa.gov.al

Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit

Përgjegjësi i Sektorit të Hartimit të Legjislacionit dhe Procedurave

Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve

Neni 7/1/d

Menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare

E përhershme

Në faqen zyrtare në menutë:

Rreth nesh

Kuadri Ligjor

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Kabineti 

Drejtoria Juridike

Mekanizmat monitorues


Raporte  auditi


Dokumentet me tregues performance

Neni7/1/dh

Menjëherë pas depozitimit në AK ose publikimit në faqen zyrtare të monitoruesve

Menjëherë pas depozitimit në AK

Në faqen zyrtare në menunë:

Publikime

 

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Buxheti 

Neni 7/1/e 

Pas miratimit të ligjit të buxhetit

Çdo tre mujor

Në faqen zyrtare në menunë:

Publikime

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Informacion për procedurat e prokurimit

Neni 7/1/ë

Menjëherë pas dërgimit në APP

Në faqen zyrtare në menunë:

Publikime

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Drejtoria Juridike

Shërbimet e autoritetit për publikun

Neni 7/1/f

Përditësohet periodikisht

E përhershme

Në faqen zyrtare në menunë:

Publikime

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Drejtoria e Mbikëqyrjes së Tregut

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

Neni 7/1/gj

Pas nënshkrimit të relacionit shoqërues

Në faqen zyrtare në menunë:

Njoftime

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Drejtoria Juridike

Çdo projekt akt nënligjor që hartohet si dhe njoftime te tjera publikohet në faqen e AK-së

AK ka caktuar person kontakti përgjegjës për konsultimin publik

Mbajtja e dokumentacionit nga AK

Neni 7/1/h

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Ruajtja dhe mbajtja e dokumentacionit kryhet ne kuadër të legjislacionit në fuqi kryesisht ligjit për arkivat

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014 

Neni 7/1/i 

Pas miratimit të programit të transparencës

Në faqen zyrtare në menunë:

Programi i Transparencës

*Me kufizime të identitetit të ankuesit 

Koordinatori

Një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t'i përfituar ato

Neni 7/1/i 

AK nuk ofron kategori ndihmash apo subvencione

 AK

Informacione të tjera  të dobishme

Neni 7/1/l dhe Neni 31/h i ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, (i ndryshuar)

Pas miratimit nga AK-ja

Në faqen zyrtare në menutë:

Njoftime

Aktivitete

AK

Drejtoria e Burimeve Njerëzore




PUBLIKIMI


Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Autoriteti i Konkurrencës vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit caa.gov.al, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar Programi i Transparencës. Gjithashtu, ky program është në dispozicion në mjediset e pritjes së publikut.  



MONITORIMI


Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.