ICN
Rrjeti Ndërkombëtar i Konkurrencës (ICN)
19.07.2018

AK, është anëtare me të drejta të plota në Rrjetin Ndërkombëtar të Konkurrencës, që është rrjeti më i madh, i cili përfshin pothuajse të gjitha autoritetet e konkurrencës në Europë dhe botë që nga viti 2004.

AK gjatë vitit 2017, ka ndërmarrë një rol më aktiv pranë ICN, duke u bërë pjesë e grupeve të ndryshme të punës, përkatësisht:

- Grupi i Punës për Avokacinë,  (Advocacy Working Group): ICN i jep një rëndësi të veçantë aktivitetit të autoriteteve të konkurrencës që adresojnë kufizimet publike dhe të propozuara mbi konkurrencën dhe rrisin mbështetjen publike për konkurrencën dhe tregjet. Link

- Grupi i Punës për Efektivitetin e Autoritetit (Agency Effectiviness Working Group): Ky grup synon të përqendrohet në aspekte të ndryshme që kontribuojnë në zbatimin efikas dhe efektiv të rregullave të konkurrencës të tilla si karakteristikat institucionale dhe operacionale të autorieteve të konkurrencës dhe për të mundësuar shkëmbimin e përvojave midis anëtarëve të ICN. Link

- Grupi i Punës për Kartelet (Cartel Working Group): Qëllimi i këtij grupi është të adresojë sfidat e zbatimit të kartelit, duke përfshirë parandalimin, zbulimin, hetimin dhe dënimin e sjelljes së kartelit, si brenda dhe jashtë vendit, në të gjithë gamën e anëtarëve të ICN me nivele të ndryshme të përvojës dhe burimeve. Link

- Grupi i Punës për Përqendrimet (Mergers Working Group): Ky grup promovon miratimin e praktikave më të mira në hartimin dhe funksionimin e regjimeve të shqyrtimit të përqendrimeve për të rritur efektivitetin e mekanizmave të rishikimit të përqendrimeve të secilit juridiksion. Link

- Grupi i Punës për Sjelljen e Njëanshme në rastet e abuzimit të pozitës dominuese (Unilateral Conduct Working Group): Objektivat e tij primar janë të shqyrtohen sfidat e përfshira në adresimin e sjelljes unilaterale të ndërmarrjeve me fuqi të tregut dhe të nxisë një konvergjencë më të madhe dhe zbatim të fuqishëm të ligjeve që qeverisin sjelljen e njëanshme. Link