Integrimi në BE
Integrimi Evropian
19.07.2018


Procesi i integrimit evropian, përbën një nga prioritetet dhe sfidat e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës. Si një institucion lider dhe koordinator për kapitullin e 8-të “Politika e konkurrencës” që përbëhet nga tre komponentë: Konkurrenca, Ndihma Shtetërore dhe Liberalizimi, AK jep kontributin e tij në kuadër të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian (PKIE), raporton në mënyrë periodike pranë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme,  raporton pranë Komitetit të Stabilizim-Asociimit dhe Nënkomitetit për “Tregun e Brendshëm dhe Konkurrencën, përfshirë mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit”.

AK, si drejtues të Grupit Ndërinstitucional të Punës për Integrimin Evropian, zhvillon takime ndërinstitucionale çdo muaj për çëshjtet që i përkasin liberalizimit të tregut.

Në vijim të raportimeve pranë Komisionit Evropian, AK jep kontributin e tij për Progres Raportin, që prej vitit 2005.

Si më poshtë gjeni pjesët nga Progres Raportet për Kapitullin 8:

2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2015 2016 2018 2019


Njoftim për shprehje interesi


Shprehje Interesi


Urdhri i KM Nr. 113 30.08.2019 “Për format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian”

VKM Nr. 749 Dt 19.12.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”