Të tjera
Për kufizimet drejtpërdrejt të lidhura dhe të nevojshme me përqendrimet

Projekt-Udhëzimi “Për kufizimet drejtpërdrejt të lidhura dhe të nevojshme me përqendrimet”

Autoriteti i Konkurrencës, në zbatim të ligjit nr. 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, ka hartuar projekt-udhëzimin “Për kufizimet drejtpërdrejt të lidhura dhe të nevojshme me përqendrimet”, i cili synon t’u japë siguri ligjore ndërmarrjeve të interesuara, nëpërmjet interpretimit të koncepteve të kufizimeve drejtpërdrejt të lidhura dhe të nevojshme për përqendrimet. 

Projekt-udhëzimi është përafruar plotësisht me acquis të BE, konkretisht me njoftimin e Komisionit Evropian (2005/C 56/03) “Për kufizime drejtpërdrejt të lidhura dhe të nevojshme me përqendrimet”

Rregullat e parashikuara në dispozitat e këtij Udhëzimi, pasqyrojnë thelbin e praktikave të Komisionit Evropian, dhe përcaktojnë parimet për vlerësimin dhe autorizimin e përqendrimeve, nga Autoritetet kombëtare.

Autoriteti i Konkurrencës është në pritje të komenteve apo sugjerimeve.

Për më shumë informacion, ju lutem klikoni në link-un më poshtë.