Të tjera
Mbi hartimin e Draft-Rregullores “Për Kategoritë e Marrëveshjeve të Transferimit të Teknologjisë”
Autoriteti i Konkurrencës, në zbatim të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, ka hartuar draft–rregulloren “Për Kategoritë e Marrëveshjeve të Transferimit të Teknologjisë”, qëllimi i së cilës është përjashtimi nga ndalimi i kategorive të marrëveshjeve të cilat kanë si objekt ose pasojë e transferimin e teknologjisë, në zbatim të nenit 6 të ligjit nr. 9121/2003.

Draft-rregullorja është përafruar plotësisht me acquis të BE, më konkretisht me rregulloren nr. 316/2014, datë 21.04.2014, të Komisionit Europian “Për zbatimin e nenit 101(3) të Traktatit për  Kategoritë e Marrëveshjeve të Transferimit të Teknologjisë”, (32014R0316) (OJ L 93, 28.3.2014, p. 17–23).

Draft-rregullorja ka në fokus sigurimin e konkurrencës efektive dhe siguri ligjore për ndërmarrjet, duke përcaktuar marrëveshjet e transferimit të teknologjisë të cilat përjashtohen nga ndalimi, vlerësimi i ndikimit të tyre në tregun përkatës si dhe evidentimi i rasteve kur këto lloj marrëveshjesh nuk përjashtohen.

Draft-rregullorja u është dërguar palëve të interesit dhe Autoriteti i Konkurrencës është në pritje të komenteve apo sugjerimeve.

Për më shumë informacion, ju lutem klikoni në link-un më poshtë.