Njoftime për shtyp
Sqarim për opinionin publik
Nisur nga disa keqinformime te qëllimshme të cilat janë publikuar ditët e fundit nga një operator audioviziv i izoluar, Autoriteti i Konkurrencës kërkon të saktësojë si më poshtë:

Nëpërmjet vendimit nr. 640, datë 25.07.2019, Autoriteti i Konkurrencës vendosi:

T’i rekomandojë shoqërisë “Illyrian Guard” SHA, që gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj të respektojë parimet e konkurrencës dhe dispozitat ligjore që burojnë nga Ligji nr.9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar dhe sidomos respektimin e nenit 9 të këtij ligji.

Vendimin mund ta gjeni në faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës.

Për të parë vendimin klikoni linkun e mëposhtëm:
http://www.caa.gov.al/uploads/decisions/Vendim_nr._640_dat_25.07.2019.pdf