Njoftime të tjera
Zhvillimi i Misionit të Ekspertëve në kuadër të TAIEX, me temë “The linkage between e-commerce and competition policy”

Pranë Autoritetit të Konkurrencës në datat 17-19 qershor 2019 u zhvillua aktiviteti Expert Mission (mision ekspertësh) nëpëmjet instrumentit të BE-së TAIEX me temën “The linkage between e-commerce and competition policy”. Në këtë aktivitet ishin të pranishme dy përfaqësuese nga Autoriteti Austriak i Konkurrencës, Znj. Natalie Harsdorf dhe Znj. Barbara Seelos, të cilat gëzojnë eksperiencë shumëvjeçare në fushën e konkurrencës. Ky aktivitet mundësoi azhornimin e stafit në lidhje me legjislacionin e BE-së në fuqi në kuadër të tregjeve digjitale dhe ndërlidhjen e tyre me fushën e konkurrencës dhe politikat që zbatohen në funskion të saj. 

Në këtë aktivitet, përgjatë tre ditëve, mori pjesë i gjithë stafi i AK me synim zgjerimin e njohurive dhe përditësimit profesional mbi legjislacionin dhe metodologjinë që duhet ndjekur gjatë trajtimit të rasteve të abuzimit me pozitën dominuese dhe marrëveshjet e ndaluara. Gjithashtu, stafi i AK u njoh më në thellësi të përmbajtjes të udhëzimeve në fuqi në lidhjet me tregtinë elektronike, tregjet digjitale (platformat e njëanshme, blockchains, shitja me pakicë në internet dhe shpërndarjet dhe shkëmbimi i ekonomisë) si dhe Agjendën Digjitale për Ballkanin Perëndimor.



Tema me relevancë në fushën e konkurrencës u trajtuan, duke vënë theksin mbi, zbatimin e ligjit mbi marrëveshjet e ndaluara dhe zhvillimin e inspektimeve dhe hetimeve duke patur parasysh mbledhjen dhe administrimin e të dhënave dhe digjitalizimin e tyre.

Znj. Natalie Harsdorf si dhe Znj. Barbara Seelos, u ndalën edhe në disa raste konkrete të marra në shqyrtim nga Autoriteti Austriak i Konkurrencës, si sfidat e kontrollit të përqendrimeve në epokën digjitale; kontrolli evropian i përqendrimeve: E-Commerce dhe teoria e “Ruajtja e çmimit të pakicës, hub and spoke”, si dhe disa raste studimore.



Staf i AK pati mundësinë që të njihej me Rregulloret e Bashkimit Evropian në fushat e mëposhtme:

• Rregullorja e BE-së për axhendën digjitale dhe axhendën e Ballkanit Perëndimor;
• Geoblocking;
• Direktiva për whistle-blowers;
• Direktiva e BE-së 2019/1 (ECN +)  

Në përfundim të misionit, u organizua edhe një punë në grup për stafin e AK duke i vënë përball një ushtrimi mbi detektimin e modeleve të bizneseve të ndryshme dhe struktura e tyre dhe qasjen në treg në këndvështrim të politikës së konkurrencës.