Njoftime për shtyp
Njoftim për shtyp
Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se të martën, datë 18.06.2019, në orën 12:30, në Gjykatën Administrative të Apelit do të shqyrtohet ankimi i veçantë mbi ekzekutimin e gjobës së vendosur nga AK ndaj ndërmarrjes “EKMA Albania” SHPK.

Komisioni i Konkurrencës nëpërmjet vendimit nr. 572 datë 22.11.2018, vendosi të gjobisë shoqërinë “EKMA Albania” SHPK në masën 9.99 % të xhiros të vitit paraardhës financiar (2017), përkatësisht në shumën 43,168,617 Lekë, për shkelje të rëndë të konkurrencës, konkretisht të nenit 9, pika 2, gërmat (a), (c) dhe (ç) të ligjit nr. 9121/2003.

KK ka vendosur gjobitjen në këtë masë të xhiros vjetore si pasojë e abuzimit me pozitën dominuese nga ndërmarrja “EKMA Albania” SHPK, në tregun e qiradhënies të ambienteve për magazinimin dhe tregtimin e produkteve Agro - Ushqimore në qytetin e Tiranës.