Njoftime për shtyp
Njoftim për shtyp

Të premten më datë 23.11.2018 Autoriteti i Konkurrencës në bashkëpunim me Prefekturën e Beratit, organizoi në ambientet e Prefekturës seminarin me temë: “Konkurrenca në funksion të zhvillimit ekonomik”.

Synimi i këtij seminari ishte të nxjerrë në pah rëndësinë e politikës së konkurrencës në funksion të zhvillimit të biznesit.
 



Në të u krye prezantimi i Ligjit 9121/2003 "Për Mbrojtjen e Konkurrencës" i ndryshuar, nga Znj. Ola Daka, Drejtor i Integrimit dhe Komunikimit, dhe prezantim i “Programit të përputhshmërisë” me rregullat e biznesit nga Znj. Mimoza Kodhelaj, me funksion Krye Ekonomiste.




Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të bizneseve të zonës së Beratit e më gjerë, dhe u diskutuan çështjet më domethënëse nga të dyja palët.