Njoftime për shtyp
Mbi nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës dhe Autoritetit Maltez për Konkurrencën dhe Mbrojtjen e Konsumatorit
Ditën e hënë, datë 03.12.2018, në Tiranë u nënshkrua memorandumi I mirëkuptimit mes Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës dhe Autoritetit Maltez për Konkurrencën dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, me qëllim për të nxitur bashkëpunimin në fushën e politikës së konkurrencës dhe zbatimit të ligjit të konkurrencës.



Marrëveshja u nënshkrua repektivisht nga Znj. Juliana Latifi, Kryetare e Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës dhe Znj. Helga Pizzuto, Kryetare e Autoritetit Maltez për Konkurrencën dhe Mbrojtjen e Konsumatorit.