Njoftime për shtyp
Njoftim per shtyp
Sot, më datë 24.10.2018, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi midis Autoritetit të Konkurrencës dhe Postës Shqiptare SHA, me qëllim rritjen e bashkëpunimit në fushën e konkurrencës në tregun postar dhe financiar në Republikën e Shqipërisë.


Duke njohur rëndësinë e mbrojtjes së konkurrencës dhe rëndësinë e shërbimit postar, Autoriteti i Konkurrencës dhe Posta Shqiptare SHA  shprehin gatishmërinë të rrisin dhe forcojnë bashkëpunimin për çështje të interesit të përbashkët, që lidhen me zbatimin e legjislacionit në fuqi për konkurrencën në sektorin  postar.