Njoftime për shtyp
Njoftime për media
Autoriteti i Konkurrencës në bashkëpunim me Misionin Ekspert të TAIEX, po organizon pranë ambienteve të tij seminare mbi çështjet e sjelljes së njëanshme dhe praktikat Europiane të Konkurrencës në datat 3 – 5 Tetor.

Në seminar marrin pjesë Komisionerë të shquar si Zj. Jolanta Ivanakuskiene, Anëtare e Komisionit të Konkurrencës së Lituanisë, dhe Z. Eberhard Temme, Kryetar i Divizionit të Vendimmarrjes në Zyrën Federale të Karteleve në Gjermani.

Seminari ka për qëllim të trajtojë raste të anti-trasteve në Europë, veçanërist në kontekstin e tregjeve oligopolistike dhe tregje të rregulluar. Në seminar do të ndahen eksperienca ligjore dhe ekonomike duke mbuluar kështu çështje si përcaktimi i pozitës dominuese, çmime grabitqare, shpërndarje ekskluzive, refuzime shperndarjeje si dhe tkurrje e marzhit.