Njoftime për shtyp
Njoftim për Median
Autoriteti i Konkurrencës, i përzgjedhur nga OECD-GVH/RCC, si vendi pritës për organizimin e Seminarit "Për kontrollin e Përqendrimeve" në të cilin do të diskutohet kontrolli i përqendrimeve në zbatim të ligjit nr. 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, nisi seminarin 3 ditor në Tiranë, 19-21 Qershor, në ambientet e Hotel Rogner.





OECD-GVH/RCC përzgjodhi Shqipërinë, si vend pritës për zhvillimin e këtij seminari, në sajë të kontributit që Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë gjatë vitit të fundit në marrëdhëniet ndërkombëtare midis autoriteteve të konkurrencës. Në këtë seminar marrin pjesë përfaqësues nga 27 Autoritete homologe të Konkurrencës nga Europa dhe Azia.





Seminari u hap me fjalën përshëndetëse të Kryetares së Autoritetit të Konkurrencës Znj. Juliana Latifi, e cila mikëpriti përzgjedhjen e Shqipërisë për këtë eveniment, si dhe vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e Konkurrencës.