Njoftime për shtyp
Progres Raporti i Komisionit Europian 2017 në lidhje me Kapitullin 8 “Politika e Konkurrencës”
Komisioni Europian (KE) ka publikuar Progres Raportin 2017 për Shqipërinë dhe Hapjen e Negociatave për Anëtarësim në Bashkimin Europian (BE).

KE ka dhënë vlerësimet për Autoritetin e Konkurrencës (AK) në rolin e liderit dhe koordinatorit për kapitullin 8 "Politika e Konkurrencës". Sipas Progres Raportit, në fushën e politikës së Konkurrencës, niveli i përgatitjes së Shqipërisë është i moderuar.