Njoftime për shtyp
Pjesëmarrja e Shqipërisë në sesionin e 66 të Takimit Vjetor të Pranverës të American Bar Association në Washington DC, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
American Bar Association, Seksioni Antitrust Law po zhvillon sesionin e 66 të Takimit Vjetor të Pranverës në datat 11-13 Prill 2018 në Washington DC, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Në këtë takim marrin pjesë përfaqësues të lartë ndërkombëtar nga 66 shtete, nga autoritetet e konkurrencës dhe mbrojtjes konsumatore, studiot ligjore, akademia dhe komuniteti i biznesit për të diskutuar çështjet ligjore dhe ekonomike të ligjit anti-trust dhe mbrojtjes së konkurrencës.





Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Prof. Dr. Juliana Latifi, është e ftuar të prezantojë në panelin “Eastern Europe: Agencies On Front Line Of Free Markets” që do të zhvillohet në datën 12 Prill 2018. Në këtë panel marrin pjesë kryetarët e Autoritetit Ukrainas të Konkurrencës dhe Autoritetit Lituanez të Konkurrencës.

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës do të paraqesë eksperiencën dhe sfidat e Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës në zbatimin e ligjit për mbrojtjen e konkurrencës dhe promovimin e advokacisë së konkurrencës.