Misioni i Autoritetit të Konkurrencës
Autoriteti i Konkurrencës vepron për të siguruar një konkurrencë të lirë dhe efektive në treg në zbatim të ligjit "Për mbrojtjen e Konkurrencës" duke u mbështetur në tre shtylla kryesore që përcaktojne mbrojtjen e konkurrencës: abuzimin me pozitën dominuese; marrëveshjet e ndaluara në formën e karteleve dhe bashkimet ose përqendrimet e ndërmarrjeve, si dhe të gjithë kuadrin ligjor që rregullojnë aktivitetin e një institucioni të pavaruar në Republikën e Shqiperisë. Ky institucion e koncepton funksionimin e tij si nxitës dhe avokat i konkurrencës dhe i interesave të konsumatorit, me synimin final që tregu të gjeneroje zhvillimin.