English Shqip
 
 
Privatësia
MBI PRIVATËSINË GJATË PËRDORIMIT TË FAQES www.caa.gov.al

Autoriteti i Konkurrencës ka si qëllim që të ruajë e të mbrojë privatësinë e vizitorëve të kësaj faqe. Politika e privatësisë zbatohet vetëm për këtë faqe interneti.
Informacioni që mbledhim
Ne mund të mbledhim dhe të përdorim informacion mbi përdorimin e kësaj faqeje internet. Këto të dhëna përfshijnë të dhëna mbi trafikun, vendndodhjen dhe të dhëna të tjera.
Përdorimi i informacionit
Informacioni i mbledhur nga ju përdoret vetëm për të bërë statistika për përdorimin e kësaj faqeje interneti.
Ruajtja e informacionit
Ne bëjmë të gjitha përpjekjet për të ruajtur sigurinë e të dhënave që mbledhim. Megjithatë, dërgimi i informacionit me anë të internetit, nuk është totalisht i sigurt. Autoriteti i Konkurrencës, nuk mban përgjegësi për në rezik të tillë.
Dhënia e Informacionit
Ne nuk do tia japim informacionin tuaj personal të mbledhur, asnjë pale tjetër përvec se kur një gjë e tillë është e detyrueshme me ligj.
 
 
Të reja
Vendim nr. 471, datë 25.07.2017
Vlerësimi si jashtë kompetence i ankesës së ‘Ora’ sh.a dhe përcjellja e ankesës pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive.
lexo më tepër
Njoftim Paraprak Përqendrimi - TELEKOM SLOVENIJE d.d / IZI MOBIL TELEKOMUNIKACIJE d.d
Autoriteti i Konkurrencës ka marrë njoftimin e transaksionit të realizuar me anë të “Marrëveshjes për blerjen e aseteve”, të nënshkruar me datë 30 Qershor 2017 nëpërmjet të cilës synohet të realizohet blerja e aseteve të IZI  MOBIL Telekomunikacije d.d ...
lexo më tepër
Vendim nr. 465, datë 20.06.2017
Autorizimi i përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit mbi shitjen dhe transferimin e kuotës prej 49% të ndërmarrjes ITD SHPK, nga INVESTMENT JOTI-INFOSOFT GROUP SHPK tek Balfin SHPK
lexo më tepër