English Shqip
 
 
Vlerësimi i Legjislacionit
Vleresimi i Legjislacionit nga Autoriteti i Konkurrencës
Legjislacioni i hartuar nga organet e administratës qendrore, ato vendore, ose nga iniciues të pavarur, mund të ketë pasoja negative mbi konkurrencën në treg. Vlerësimi i këtyre akteve legjislative ka për qëllim analizën e pasojave që ka ose mund të kenë këto akte mbi konkurrencën.

Vlerësimi legjislativ ka për qellim përmirësimin e cilësisë se propozimit si dhe ndihmon për te shpjeguar nevojshmërinë e një veprimi apo, ne te kundërt, demonstron qe nuk duhet te ndërmerret një veprim i caktuar legjislativ.

Ligji nr. 9121, datë 28.07.2003 "Për mbrojtjen e konkurrencës"  parashikon vlerësimin ex ante (paraprak) dhe ex post (pas miratimit), nga Autoriteti i Konkurrencës,  te akteve normative.  Ky ligj përcakton gjithashtu detyrimin e organeve te administratës qendrore dhe vendore qe te kërkojnë vlerësimin e Autoritetit për çdo projekt akt-normativ që prek konkurrencën në treg.

Vlerësimi ex post (pas miratimit) dhe i ligjeve ekzistuese është detyrë e Autoritetit dhe presupozon identifikimin e akteve normative në fuqi dhe analizën e pasojave mbi konkurrencën. Bashkëpunimi me rregullatorët sektorialë dhe autoritetet kompetente (ministritë apo organet e qeverisë vendore) është i dëshirueshëm dhe në disa raste i domosdoshëm për kryerjen e këtij vlerësimi. Për vlerësimin e projekt-akteve normative (vlerësimi ex ante) është e domosdoshme që hartuesit e këtyre projekt ligjeve të bashkëpunojnë dhe te marrin parasysh sugjerimet dhe rekomandimet e parashtruara nga Autoriteti i Konkurrencës.

Vlerësimi i pavarur – domethënë nga autoritetet vetë apo hartuesit e ligjeve – përbën një hallkë shumë të rëndësishme të vlerësimit legjislativ, kjo sepse këto autoritete kanë një njohje më të mirë të realitetit dhe  sektorit ekonomik ku ato veprojnë.

Për më shumë informacion për vlerësimin legjislativ shih “Udhëzim mbi vlerësimin e pasojave të legjislacionit mbi konkurrencën“ Miratuar me vendimin 68 të Komisionit të Konkurrencës.

Ketu mund te njiheni me Broshuren per "VLERËSIMI I PASOJAVE TË LEGJISLACIONIT MBI KONKURRENCËN"

17.09.2013

 
 
Të reja
Vendim nr. 471, datë 25.07.2017
Vlerësimi si jashtë kompetence i ankesës së ‘Ora’ sh.a dhe përcjellja e ankesës pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive.
lexo më tepër
Njoftim Paraprak Përqendrimi - TELEKOM SLOVENIJE d.d / IZI MOBIL TELEKOMUNIKACIJE d.d
Autoriteti i Konkurrencës ka marrë njoftimin e transaksionit të realizuar me anë të “Marrëveshjes për blerjen e aseteve”, të nënshkruar me datë 30 Qershor 2017 nëpërmjet të cilës synohet të realizohet blerja e aseteve të IZI  MOBIL Telekomunikacije d.d ...
lexo më tepër
Vendim nr. 465, datë 20.06.2017
Autorizimi i përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit mbi shitjen dhe transferimin e kuotës prej 49% të ndërmarrjes ITD SHPK, nga INVESTMENT JOTI-INFOSOFT GROUP SHPK tek Balfin SHPK
lexo më tepër