Përqendrime
Mbi autorizimin e përqëndrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të Danske Commodities A/S nga Equinor Refining Norway AS
12.12.2018

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 570, datë 22.11.2018 “Mbi autorizimin e përqëndrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të Danske Commodities A/S nga Equinor Refining Norway AS”, autorizoi përqëndrimin e realizuar në tregun e tregtimit të energjisë elektrike.

Danske Commodities A/S operon në Shqipëri nëpërmjet degës së saj Danske Commodities Albania SHPK, me objekt të aktivitetit tregtimin e energjisë elektrike fizike, ndërkohë që Equinor Group nuk është aktiv dhe nuk ka gjeneruar të ardhura në Shqipëri.