Tregje Shërbimesh
Autorizimi i përqendrimit të realizuar nëpërmjet shitblerjes të aksioneve prej 88.89% të Societe Generale Albania SHA nga Societe Generale tek OTP Bank Nyrt
05.12.2018
Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 571, datë 22.11.2018 “Mbi Autorizimin e përqëndrimit të rezlizuar nëpërmjet shitblerjes së aksioneve prej 88.89% të Societe Generale Albania SHA nga Societe Generale tek OTP Bank Nyrt”, autorizoi përqëndrimin e realizuar në tregun e shërbimeve bankare.

OTP Bank Nyrt është shoqëri aksionare hungareze.  Aktivitetet e saj janë ndërmjetësimi monetar si dhe qira financiare, aktivitete të tjera të shërbimeve financiare; brokerimi I kontratave të letrave me vlerë; konsulencë fiskale; qiradhënia dhe operimi I pasurive të paluajtshme në pronësi ose me qera.