Tregje Prodhuese
Për vendosje gjobe dhe detyrime ndaj ndërmarrjes “EKMA Albania” SHPK, në tregun e qiradhënies së ambienteve për magazinimin dhe tregtimin e produkteve Agro - Ushqimore në qytetin e Tiranës
22.11.2018
Komisioni i Konkurrencës, me Vendimin nr. 572, datë 22.11.2018, në tregun e qiradhënies së ambienteve për magazinimin dhe tregtimin e produkteve Agro-Ushqimore në qytetin e Tiranës, konstatoi se ndërmarrja “EKMA Albania” SHPK abuzon me pozitën dominuese në tregun përkatës, dhe kjo sjellje përbën shkelje të rëndë të rregullave të konkurrencës.

Komisioni i Konkurrencës e gjobiti këtë ndërmarrje në masën 9.99% të xhiros vjetore të vitit paraardhës.

Për më shumë informacion klikoni në linkun më poshtë.