Përqendrime
Autorizim i përqendrimit të realizuar nëpërmjet shitjes dhe transferimit të kuotës prej 100 % të shoqërisë InRE SHPK tek Z.Grigor JOTI dhe Z.Plarent KRISTO
03.05.2018
Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.507, datë 02.05.2018 “Mbi  autorizimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet shitjes dhe transferimit të kuotës prej 100 % të shoqërisë InRE SHPK  tek Z.Grigor JOTI dhe Z.Plarent KRISTO”, autorizoi përqendrimin e realizuar nëpërmjet përfitimit të drejtpërdrejtë të kontrollit. Ky transaksion nuk shfaqi shenja të kufizimit të konkurrencës në tregun përkatës ose në një pjesë të tij në veçanti, si rezultat i krijimit ose forcimit të pozitës dominuese të palëve në transaksion.

Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në link-un më poshtë.