Përqendrime
Përftimi i kontrollit të shoqërisë VALTELINA SHPK nga shoqëria ALB-ERK SHPK
30.03.2018
Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.504, datë 29.03.2018 autorizoi transaksionin “Mbi përfitimin e kontrollit të shoqërisë VALTELINA SHPK nga shoqëria ALB- ERK SHPK”. Për shoqërinë ALB- ERK SHPK u vendos gjoba në masën 0.3% të xhiros së vitit 2016, për shkak të mosplotësimit të afateve të njoftimit në kohë sipas ligjit. Ky transaksion nuk shfaqi shenja të kufizimit të konkurrencës në tregun përkatës ose në një pjesë të tij në veçanti, si rezultat i krijimit ose forcimit të pozitës dominuese të palëve në transaksion.

Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në link-un më poshtë.