Tregje Shërbimesh
Për hapjen e hetimit paraprak në tregun e shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve në Republikën e Shqipërisë
12.02.2018
Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.497, datë 08.02.2018 “Për hapjen e hetimit paraprak në tregun e shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve në Republikën e Shqipërisë, pasi sjellja e koncesionarit “SGS Automotive Albania” SHPK mund të përbëjë kufizim të konkurrencës bazuar në nenin 9, pika 2, germa ç) të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” (i ndryshuar).

Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në link-un më poshtë.