Përqendrime
Mbi përftimin e kontrollit të plotë të shoqërisë Buse Gaz S.r.l. nga Messer Belgium N.V. në mënyrë të drejtpërdrejte dhe të tërthortë nëpërmjet shoqërisë së kontrolluar tërësisht prej saj Messer Romania S.r.l
09.02.2018
Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.496, datë 08.02.2018 autorizoi “Përqendrimin e realizuar nëpërmjet përfitimit të kontrollit të shoqërisë Buse Gaz S.r.l. nga Messer Belgium N.V. në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë nëpërmjet shoqërisë së kontrolluar tërësisht prej saj Messer Romania S.r.l.”. Përqendrimi nuk ndodhi në tregun e brendshëm dhe treg përkatës në këtë transaksion u konsiderua tregu i gazeve industriale. Ky transaksion nuk shfaq shenja të kufizimit të konkurrencës në treg ose në një pjesë të tij në veçanti, si rezultat i krijimit ose forcimit të pozitës dominuese dhe Messer Albagaz SHPK (dege e shoqërisë Messer Group) do të mbetet në nivelin e 27.9% të tregut shqiptar.

Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në link-un më poshtë.