Tregje Shërbimesh
Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve “Vodafone Albania” SHA dhe “Telekom Albania” SHA për mos përmbushjen e detyrimit të vendosur nga Komisioni i Konkurrencës në Vendimin Nr. 475, datë 21.09.2017
09.02.2018
Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.495, datë 08.02.2018 “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve “Vodafone Albania” SHA dhe “Telekom Albania” SHA për mos përmbushjen e detyrimit të vendosur nga Komisioni i Konkurrencës në vendimin nr. 475, datë 21.09.2017”, konstatoi mos përmbushjen e detyrimeve të vendosura nga Komisioni i Konkurrencës me vendimin nr. 475, datë 21.09.2017 nga ndërmarrjet “Vodafone Albania” SHA dhe “Telekom Albania” SHA, dhe vendosi gjobitjen e ndërmarrjeve “Vodafone Albania” SHA dhe “Telekom Albania” SHA në masën 0.02  % të xhiros së secilës ndërmarrjeje për vitin paraardhës financiar.

Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në link-un më poshtë.