Tregje Shërbimesh
Për hapjen e hetimit paraprak në tregun e transportit ajror të udhëtarëve ndaj ndërmarrjes Austrian Airlines
05.01.2018
Komisioni i Konkurrencës me vendimin nr. 490, datë 20.12.2017, “Për hapjen e hetimit paraprak në tregun e transportit ajror të udhëtarëve ndaj ndërmarrjes Austrian Airlines”, vendosi:

• Hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e transportit ajror të udhëtarëve ndaj ndërmarrjes Austrian Airlines;

• Hetimi paraprak të përfshijë periudhën kohore nga 1 Janar 2017 deri në 31 Dhjetor 2017.

Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në link-un më poshtë.