Tregje Shërbimesh
Mbyllja e hetimit paraprak në tregun e shfaqjes së filmave në kinema në qytetin e Tiranës
02.11.2017
Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 479, datë 26.10.2017, në mbledhjen e tij vendosi mbylljen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e shfaqjes se filmave në kinema në qytetin e Tiranës, pasi nuk u konstatuan shenja të kufizimit të konkurrencës, si përsa i përket marrëveshjes së ndaluar (praktika të bashkërenduara) ashtu edhe abuzimit me pozitën dominuese, edhe pse në treg ushtron veprimtari një ndërmarrje me pozitë dominuese. Autoriteti i Konkurrencës vendosi që për të analizuar kushtet e tregut për zhvillimin e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, ndërmarrja me pozitë dominuese “Cineplexx” SHPK, çdo 6 muaj, përkatësisht brenda datave 10 Prill dhe 10 Tetor të çdo viti, të dërgojë pranë Autoritetit të Konkurrencës informacion mbi çmimet e shitjes së biletave, kostot përkatëse dhe brenda datës 10 Prill të dërgojë një kopje të pasqyrave financiare të vitit të mëparshëm së bashku me shënimet shpjeguese të pasqyrave analitike financiare.

Për më shumë informacion, ju lutem klikoni link- un më poshtë.