Përqendrime
Autorizim i përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit mbi shitjen dhe transferimin e kuotës prej 90% të ndërmarrjes Insig Jete SHA, nga Eurosig SHA tek Z.Shefqet Kastrati dhe Z.Samir Mane
02.11.2017
Komisioni i Konkurrencës, me anë të vendimit nr. 478 datë 26.10.2017, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit mbi shitjen dhe transferimin e kuotës prej 90% të ndërmarrjes Insig Jete SHA, nga Eurosig SHA tek  z. Shefqet Kastrati dhe z. Samir Mane, pasi ky përqendrim nuk shfaq shenja të kufizimit të konkurrencës në treg, ose në një pjesë të tij në veçanti, si rezultat i krijimit, ose forcimit të pozitës dominuese. Nga analizat e kryera konstatohet se pas transaksionit nuk pritet të ketë ndryshime në strukturën e tregut të sigurimeve të jetës ku ushtron veprimtarinë shoqëria Insig Jeta SHA, pasi ky transaksion nuk do të shkaktojë mbivendosje horizontale të veprimtarive të palëve si dhe tregjeve të prekura. 

Për më shumë informacion, ju lutem klikoni link- un më poshtë.