Tregje Prodhuese
Zbatimi i Vendimit të Komisionit të Konkurrencës nr. 390, datë 22.12.2015 dhe mbyllja e hetimit të thelluar në të gjitha segmentet e tregut të ngarkim- shkarkimit, importit, depozitimit dhe shitjes me shumicë të produktit gaz i lëngshëm për konsum familjar dhe biznes
11.10.2017
Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e datës 5 tetor 2017, me vendimin nr. 476, datë 05.10.2017 vendosi që të mbyllë procedurën e hetimit të thelluar në këtë treg për produktin gaz i lëngshëm për konsum familjar dhe biznes, si dhe të japë rekomandimet e mëposhtme:

1. Operatorit Shtetëror  të Autorizuar, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë  dhe Ministrisë së Financave për të hartuar dhe miratuar një metodologji për rregullimin e tregut, që të përcaktojë në mënyrë të qartë rolin, funksionet dhe mënyrën e funksionimit të çdo operatori që vepron në këtë treg.

2. Risjelljen në vëmendje të zbatimit të vendimit të Komisionit të Konkurrencës nr. 390, datë 22.12.2015.

3. Subjektet e mësipërme duhet të njoftojnë pranë Autoritetit të Konkurrencës mbi zbatimin e rekomandimeve brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Autoriteti i Konkurrencës vendosi që të monitorojë tregun e ngarkim- shkarkimit, importit, depozitimit dhe shitjes me shumicë të produktit gaz i lëngshëm i naftës për konsum familjar dhe biznes për një periudhë 1 (një) vjeçare, duke filluar nga data 16 Tetor 2017.

Për më shumë informacion, ju lutem klikoni në link-un më poshtë.