Tregje Shërbimesh
Njoftim për shtyp
29.03.2019

Ju njoftojmë se më datë 28.03.2019 Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë la në fuqi vendimin e Komisionit të Konkurrencës nr. 562, datë 25.10.2018, “Për vendosje gjobe dhe detyrime ndaj ndërmarrjes “SGS Automotive Albania” SHPK në tregun e shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë dhe dhënien e disa rekomandimeve”

Detyrimi prej 51,091,005 (pesëdhjetë e një milion e nëntëdhjetë e një mijë e pesë) Lekë, është ekzekutuar dhe ka kaluar në buxhetin e shtetit.

Bashkëlidhur gjeni linkun për të parë vendimin e lënë në fuqi.