Tregje Shërbimesh
Njoftim për shtyp
07.02.2019
Autoriteti i Konkurrencës ka marrë në shqyrtim tregun e sigurimeve gjatë vitit 2018. Komisioni i Konkurrencës ka marrë vendime për tregun e sigurimeve, ku ka dhënë rekomandimet përkatëse për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, i cili është rregullatori i këtij tregu.

Vendimet e marra nga Komisioni i Konkurrencës për tregun e sigurimeve gjatë vitit 2018 janë si më poshtë:

• Vendimi nr. 526, datë 14.06.2018, “Për hapjen e procedurës së Hetimit Paraprak në tregun e ndërmjetësimit në sigurime nga bankat e nivelit të dytë”.
• Vendimi nr. 561, datë 15.10.2018, “Për disa rekomandime dhe mbylljen e hetimit paraprak në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta për produktin TPL e brendshme”.

Nëpërmjet vendimeve të mësiperme, Autoriteti i Konkurrencës, në zbatim të nenit 70 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ka kerkuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare rregullimin e tregjeve përkatëse të cilat janë objekt i veprimtarisë së tij, dhe ku Autoriteti i Konkurrencës kerkon vendosjen e një konkurrence të lirë dhe efektive nëpermjet marrjes së masave konkrete.

Vendimet mund t’i gjeni në faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës.