English Shqip
 
 
Aktivitete >> Kombëtare
Autoritetet Shqiptare dhe Kosovare të Konkurrencës organizojnë një tryezë pune të përbashkët
Prizren, Maj 2012 – Autoritetet e mbrotjes së konkurrencës, të Shqipërisë dhe Kosovës, kanë organizuar një tryezë pune të përbashkët për të diskutuar mbi eksperiencat reciproke për zbatimin e legjislacionit dhe praktikën e punës në këto dy vende.
Në këtë takim morrën pjesë Kryetarja e Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës Znj.Lindita Milo, Kryetari i Autoritetit Kosovar për Konkurrencën, Z.Ahmet Krasniqi, si dhe komisionerë, drejtues e ekspertë të të dy institucioneve. Kjo tryezë pune është në vazhdën e bashkëpunimit të dy insitucioneve homologe për të nxitur një treg me konkurrencë sa më të lirë e efektive në të dy vendet. Qëllimi i ketij takimi ishte shkëmbimi i njohurive dhe praktikave më të mira në zbatimin e legjislacionit përkatës.
Midis dy institucioneve të mbrojtjes së konkurrencës është ndërtuar një marrëveshje e bashkëpunimit, e cila ka shërbyer si baza e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis tyre si në nivel ekspertesh ashtu edhe ne nivel të Komisionit vendimmarrës.
Nëpërmjet kësaj tryeze të përbashkët, nga ekspertet e Autoritetit Shqiptar të Konkurrences, u realizuan prezantimet e ekperiencës së fituar gjatë proceseve të rishikimi gjyqësor të vendimeve të Komisionit të Konkurrencës, si dhe zhvillimet e fundit në kuadrin ligjor dytësor të konkurrencës. Në mënyrë më specifike u prezantuan rregulloret e përjashtimeve në bllok të marrëveshjeve vertikale dhe praktikave bashkrenduese në sektoret e : mjeteve motorike, sigurimeve dhe transportit ajror
Gjithashtu, kjo tryezë u karakterizua nga shkembimi i mendimeve për rastet konkrete që ishin objekt pune për të dy institucionet, bazuar në  argumentat teorike të doktrines së konkurrencës si dhe u sollën shëmbuj nga praktikat më të mira të identifikuara në rrjetet ndërkombëtare të konkurrencës.
Në konkludim kryetarët e të dy institucioneve identifikuan vlerën e shtuar të këtij aktiviteti, i cili përbën një instrument shume efikas për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës si një institucion i ri dhe me më pak eksperiencë në zbatimin e së drejtës së konkurrencës në Kosovë.

17.05.2013
 
 
Të reja
Përmbledhje Ekzekutive e Raportit Vjetor 2016 të AK dhe sfidat për 2017.
Përmbledhje Ekzekutive e Raportit Vjetor 2016 të AK dhe sfidat për 2017.
lexo më tepër
Fjala e Kryetares së AK-së në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit të Shqipërisë.
Fjala e Kryetares së AK-së në kuadër të prezantimit të raportit të veprimtarisë  së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2016 në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave – Kuvendi Shqipërisë.
lexo më tepër
Njoftim Paraprak Përqendrimi - Ferrero International S.A / Fannie May Confections Brands Inc.
Njoftim Paraprak Përqendrimi Rasti: Përftim Kontrolli: Ferrero International S.A / Fannie May Confections Brands Inc. 
lexo më tepër