English Shqip
 
 
Aktivitete >> Ndërkombëtare
Autoriteti i Konkurrencës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës së Bullgarisë.
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Znj. Lindita Milo (Lati) dhe kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës së Republikës së Bullgarisë, Z. Petko Nikolov, nënshkruan një marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi në prani të Komisionerëve të Autoriteteve përkatëse, në Sofie të Bullgarisë.
Sipas kësaj marrëveshjeje, palët do të bashkëpunojnë për përmirësimin e akteve ligjore në fushën e mbrojtjes së konkurrencës duke shkëmbyer praktikat më të mira si dhe përvojën europiane.
Të dy këto institucione, gjithashtu do të shkëmbejnë informacione dhe ekspertizë për hetimin e çështjeve të ndryshme, si dhe do të ndërtojnë së bashku, një bazë të dhënash e literature në fushën e konkurrencës.
Kjo marrëveshje do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e punës të të dy institucioneve, por edhe në përgjithësi në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike.
Marrëveshja e bashkëpunimit me Bullgarinë është marrëveshja e tretë e dyanshme e nënshkruar nga Autoriteti i Konkurrencës me institucionet homologe. Gjatë dy viteve të kaluara janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me autoritetet greke dhe maqedonase për mbrojtjen e konkurrencës.


29.05.2008
 
 
Të reja
SHPALLJE PËR NJË VEND TË LIRE PUNE, LËVIZJE PARALELE DHE NGRITJE NE DETYRE
SHPALLJE PËR NJË VEND TË LIRE PUNE, LËVIZJE PARALELE DHE NGRITJE NE DETYRE Drejtor në Drejtorinë e Mbikqyrjes Tregjeve të SHërbimit/ Jo Prodhuese Kategoria e pagës II-b
lexo më tepër
Njoftim për shpallje fituesi
Për pozicionin, Drejtor i Drejtorisë se Integrimit dhe Komunikimit 
lexo më tepër
Njoftim për shpallje fituesi
Për pozicionin, Inspektor(TIK) në Drejtorinë e Analizës dhe Metodologjisë së Tregjeve
lexo më tepër