English Shqip
 
 
Rreth Autoritetit
Autoriteti i Konkurrencës është organ publik, i pavarur në kryerjen e detyrave të veta. Ai ka filluar veprimtarine e tij ne 1 Mars 2004 në bazë të ligjit Nr. 9121 Datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurencës”. Qëllimi i ligjit është mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, si një e mirë publike.

Autoriteti i Konkurrencës është i ngarkuar me ligj për fillimin e procedurave paraprake hetimore me nismën e tij.

Ligji përcakton rolin që duhet të luajë  Autoriteti i Konkurrencës për rregullimin e veprimtarisë ekonomike në bashkëpunim me organet e administratës qendrore dhe vendore, entet rregullatore dhe institucionet e tjera.

Autoriteti i Konkurrencës përbëhet nga Komisioni  si organ vendim marrës, i përbërë nga pesë anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Shqiperisë, dhe  Sekretariati si organ ekzekutiv.
 
 
Të reja
Përmbledhje Ekzekutive e Raportit Vjetor 2016 të AK dhe sfidat për 2017.
Përmbledhje Ekzekutive e Raportit Vjetor 2016 të AK dhe sfidat për 2017.
lexo më tepër
Fjala e Kryetares së AK-së në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit të Shqipërisë.
Fjala e Kryetares së AK-së në kuadër të prezantimit të raportit të veprimtarisë  së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2016 në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave – Kuvendi Shqipërisë.
lexo më tepër
Njoftim Paraprak Përqendrimi - Ferrero International S.A / Fannie May Confections Brands Inc.
Njoftim Paraprak Përqendrimi Rasti: Përftim Kontrolli: Ferrero International S.A / Fannie May Confections Brands Inc. 
lexo më tepër